Rusia mohon përfshirjen në sulmin ajror në Idlib

16:10 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Sulmet ajrore në qytetin që mbahet nën kontrollin e rebelëve në Siri, Idilin është sulmuar të marten duke lënë të vdekur 15 persona dhe duke plagosur më shumë se dhjetra të tjerë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 26 vetë u vranë, përfshirë 10 civilë, kryesisht gra, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkaq, opozita ka deklaruar se 15 trupa janë nxjerrë nga rrënojat dhe se 30 persona janë duke marrë trajtim mjeksor.

Qeveria dhe opozita kanë shkëmbyer në mënyrë të përsëritur akuzat për shkelje të armëpushimit, e cila ishte ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia dhe hyri në fuqi në dhjetor, menjëherë pas qeveria rimori qytetin verior të Aleppo.

Ushtria ruse ka mohuar se avionët e saj kanë sulmuar Idlibin. Zëdhënsi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Gen, Igor Konashenov tha se avionët luftarakë nuk kanë kryer sulm.

Rusia ka zhvilluar fushatë ajrore në Siri që nga shtatori i vitit 2015, duke siguruar mbështetje për forcat e Assadit në betejat me grupet ekstremiste./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale