Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar një ditë pas heqjes së nëntë barrikadave në veri të Kosovës.
“Shqetësim serioz shkakton zhvillimi i ngjarjeve në veri të Kosovës, ku për shkak të përpjekjeve të Prishtinës, rasti për pak sa nuk përfundoi me përplasje”, deklaroi Zakharova, shkruan arbresh.info.
Ajo i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian “që të ndalojnë së inkurajuari radikalët e Prishtinës, të ndalojnë provokimet kundër serbëve të Kosovës dhe Beogradit”.
Kjo deklaratë vie një ditë pas heqjes së nëntë barrikadave të vendosur në veri të Kosovës nga serbët, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente personale me Serbinë.
Heqjes së barrikadave i parapriu një zotim i qeverisë kosovare se do të shtyjë implementimin deri më 1 shtator, pas konsultimit me aleatët ndërkombëtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...