Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ndërmarrjen “AgroKosova Holding”.
Rukiqi ka konsideruar se kjo ndërhyrje tregon për klimën e investimeve të huaja në Kosova.
“Ndërmarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjes të investimit dhe pronës ku kanë investuar. Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ, për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka reaguar ai.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e AgroKosova Holding, apo ish-ndërmarrja shoqërore NBI Suhareka. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025