Rukiqi kërkon hapjen graduale të bizneseve: Duhen 600 milionë € për rimëkëmbjen e ekonomisë

10:44 | 25 Prill 2020
A Z

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me hapat e ardhshëm në menaxhimin e situatës ekonomike, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Berat Rukiqi propozoj që Prishtina të largohet nga karantina që nga java tjetër.

“Duke u bazuar nga kapacitetet që i ka Prishtina ne mendojmë se Prishtina duhet mu largu nga karantina që nga java tjetër. Ndërsa në nivel të Kosovës duke filluar nga java tjetër duhet me liru punen sektorët që kanë rrezikshmëri te të ulët ku situata mund të menagjohet mirë përfshirë edhe distancën. Tek sektorë siç  janë ndërtimtaria dhe pjesa e prodhimit që nuk lejohet.Të futen mjetet në qarkullim. Të vazhdohen lehtesirat fiskale gjatë majit. Të mundesohet fillimi i punës në terë zingjirin e shitjes me pakicë, perkatësisht në objekte deri 8oom nga java lre majit. Dhe të hartohet plani operacional për hapjen graduale të HORECA-s dhe transportit”.

“Kurse gjatë majit të fillojë e gjithë shitja me pakicë, që nga java e parë e majti. Nga java e tretë e majti të fillohet me shërbimet, e më pas të fillohet edhe me hapjen e kafeneve, restorantet edhe transporti sa të ketë mundësi”.

“Për të dal nga kjo gjendje duhet që të sigurohen 200 milionë euro nga BE-ja, FMN-ja, edhe BB-ja. Kurse nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim deri në 100 milionë, 200 milionë nga buxheti dhe bilanci bankar, dhe 100 milionë euro nga borxhi publik, përfshi edhe mjete e Trusit. Pako për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2020 dhe vitin 2021 duhet të ishte 550 milion deri në 600 milionë euro”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale