Rukiqi ka një njoftim për lëvizjet e punëtorëve dhe mallrave në zonat e karantinuara

10:21 | 13 Prill 2020
A Z

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se procedurat për lëvizjen e punëtorëve dhe të mallrave janë ato që kanë qenë më herët, meqenëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka publikuar procedura të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se mund të lëvizet me lejet të cilat janë lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka publikuar procedura të reja për lëvizjen e punëtorëve dhe të mallrave. Pra vlejnë ato që kanë ekzistuar deri tani. Ne komunikimet e fundit me këtë Ministri, është e konfirmuar që mund tëlevizet me lejet të cilat janë lëshuar nga ATK”, ka shkruar Rukiqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale