Për organizimin e ahengjeve, dasmave dhe demet ekonomike në zinxhirin e ofruesve te shërbimeve te lidhura me organizimin e tyre, ka folur kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Në këtë vit nuk do të ketë dasma dhe ahengje familjare. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në paraqitjen e tij duke shpjeguar masat lehtësuese.
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se ka marrë shumë kërkesa për sqarime nga bizneset që organizon vente të tilla.
“Këto dite ka pranuar dhjetëra kërkesa nga pronarë të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive qe merren me dekorime, kreatore, shitës te veshmbathjeve, kompani qe organizojnë ngjarje, kameramanë, etj dhe dua t’i jap disa sqarime per pritjet qe mund t’i kemi ne raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos për këtë vere. Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një nder hallkat e rëndësishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonominë tone, sidomos gjate muajve te verës, pasi qe ndërlidh mijëra kompani dhe individë te cilët një pjesë të konsiderueshme të stabilitetit financiar dhe mbijetesës në biznes, e kanë të lidhur me këto organizime. Pra nuk janë vetëm sallat e dasmave, por janë edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmëria, bizhuteritë, muzicientet, shërbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanët, etj”, ka thënë Rukiqi.
Kreu i OEK, tha se edhe një pjese e mire e vizitave te diasporës është e lidhur me pjesëmarrjen ne ahengjet familjare, dhe se plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit për organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nënkupton që në këtë faze ka vendim që nuk do të organizohen fare. Ai tha se vendim do te këtë ne varësi te situatës epidemiologjike.
“Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale qe do te na përcjell për një kohe me te gjate, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri te madh te njerëzve ne një vend, atëherë duhet te ulemi me te gjithë akteret e lartcekur dhe te bëjmë një plan për: mundësitë e kompensimit te dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara për kostot fikse, etj”, shtoi tutje ai.
Rukiqi thotë se, nga java tjetër do t’i takoj shume nga pronarët e bizneseve të tilla, për te diskutuar situatën e vështire nëpër te cilën po kalojnë dhe zgjidhjet alternative për çdo situate qe mund te krijohet.
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...