Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, dhe kandidati i AAK-së për të parin e të njëjtës Komunë, Gani Dreshaj, do të nisin nesër fushatën zgjedhore.
KQZ ka caktuar fushatë pesëditore, deri të premten. Ndërsa, do të votohet të dielën, më 17 dhjetor, shkruan Telegrafi.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë, rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.
LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 19 dhjetor. /Telegrafi
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...