Aksionet e fundit të Policisë së Kosovës për luftimin e krimit brenda policisë, sipas një deputeti të Vetëvendosjes, janë bërë frymëzim edhe për Policinë e Shqipërisë që t’i pastrojë radhët e veta.
Deputeti Adnan Rrustemi, meritat për luftimin e krimit të organizuar në dy shtetet, ia ka dhënë ministrit të Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla.
“Xhelal Sveçla po i ndihmon integrimit Kosovë-Shqipëri dhe luftimit të krimit të organizuar në të dy anët. Nuk po ka arrestime veç në pikën kufitare të Kosovës, por edhe të Shqipërisë tash”, ka shkruar Rrustemi.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar sot se janë arrestuar 17 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë pas hetimit si të dyshuar për korrupsion e vepra të tjera penale.
Raportimet thonë se janë vënë 14 masa të arrestit shtëpiak për disa shtetas si dhe punonjës policie, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Ndërkohë, Kosovë janë prangosur 26 zyrtarë policorë./arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit