Policia e Kosovës po shënon 21 vjetorin e Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, po marrin pjesë në ceremoninë kryesore me rastin e shënimit të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ceremonia e këtij organizimi është duke u mbajtur në Drejtorin e përgjithshme të Policisë se Kosovës, ku këtu po marrin pjesë edhe shumë pjesëtarë të Policisë së Sigurisë së Kosovës, dhe ambasadorë të vendeve mike të Kosovës.
Rashit Qalaj, Drejtori i Policisë së Kosovës, gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni tha se për të është nder i madh të flas ne emër të policisë.
Sipas tij, rrugëtimi këto 21 vite nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Sot është dite e veçant për secilin pjesëtarë të policisë se Kosovës por edhe për gjithë popullin e Kosovës. Policia e Kosovës kishte dhe ka shumë përgjithësi. Të jesh në shërbim te vendit është vlerësim maksimal qe shteti i ka besuar. Të jesh pjesëtarë i policisë nuk është vetëm krenari. Krimi dhe kriminelet nuk e duan policinë. Rrugëtimi këto 21 vite nuk ka qenë aspak i lehtë dhe Policia e Kosovës ka për detyrë qe këta kriminel t‘i sjellë para drejtësisë. Që nga fillimi i pandemisë Policët e Kosovës të përkushtuar në punë janë duke punuar pa asnjë dite pushime”, ka thënë ai.
Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit.
“Rreziqet me të cilat përballën policët tanë ne zbatim të ligjit janë të njohura për të gjithë ne. Edhe pas 21 vitesh policia është pa sigurime shëndetësore. Edhe në këto momente pjesëtarët e PK-së janë në vijën e parë të frontit po bëhen 6 muaj qe po punoni pa pushim por asnjëherë nuk treguat lodhje. Prandaj Presidenti ka vendosur t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës së rënë në detyrë”, ka thënë ai.
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, tha se sot nderojmë ata që dhanë jetën e tyre në krye të detyrës.
“Gjeneratat e para barten mbi supet e tyre privilegje të mëdha. Në ketë proces kontribut të madh dhanë edhe partneret tanë si misioni i OSBE-së ne Kosovë. Dhe sot Policia e Kosovës është ngritë. Policia është policia dhe populli është policia falë angazhimit qe ka arritur te zhvillojë më të gjitha komunitetet. Sot nderojmë ata qe dhanë jetën e tyre në krye të detyrës. ”tha ai
Në fund me medalje presidenciale u shpallën heronj 19 pjesëtarë të Policisë se Kosovës qe ranë në detyrë, ku medaljet u dhuruan tek familjaret e heronjve të Kosovës. ./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim