Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, më datën 9 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, dy rrugë do të jenë të mbyllura.
Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës, do të jenë të mbyllura për shkak të aktiviteteve të mbajtura me rastin e Ditës së Evropës.
“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Komuna ka ftuar njëherësh qytetarët t‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...