Ahmeti i informon qytetarët Reshjet e borës kanë ndikuar që të vështirësohet qarkullimi i veturave dhe këmbësorëve, mirëpo rrugët e Prishtinës janë duke u pastruar.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes “Facebook-ut” vazhdimisht po njofton qytetarët se rrugët e kryeqytetit po pastrohen.
“Pastrimi i rrugëve për t’i bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook” duke ia bashkangjitur edhe disa foto nga rrugët e qytetit. I pari i kryeqytetit përmes këtij shkrimi gjithashtu i bëri lutje qytetarëve për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje.

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...