Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po punohet pandërprerë për pastrimin e rrugëve të kryeqytetit nga bora.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar pamje nga pastrimi i rrugëve, teksa ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të ruhet distanca e sigurisë në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, i pari i Prishtinës ka thënë se në cdo rast rreziku qytetarët të raportojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.
Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve.
Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.
Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:
0800 122 33 ose 0800 122 44./Arbresh.info
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë