Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se punimet për rrugën Prizren-Tetovë po vazhdojnë në anën kosovare të malit Korf (Vërtop), ndërsa nga ana e Maqedonisë së Veriut, nisja e tyre po afrohet.
“Grupi Punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar e trajtuar pikat e detyrës projektuese, dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut.”, tha Kurti në Facebook.
Kurti ka mirëpritur në zyrën e tij anëtarët e grupit së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Rruga e re do të shkurtojë distancën mes Prizrenit dhe Tetovës nga 113 kilometra në më pak se 50 kilometra, përmes një tuneli 6.4 kilometra të gjatë. Projekti pritet të lehtësojë udhëtimin, të rrisë shkëmbimet dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...