Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në pjesën e këtij vendi.
Sipas njoftimit, qarkullimi për automjetet e udhëtarëve është i hapur, duke u zhvilluar me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë sapo kushtet të përmirësohen.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë.Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...