
TV cameras in raw
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) e pamundëson këtë organ të veprojë në mënyrë të pavarur, duke rrezikuar lirinë mediale si një prej të drejtave themelore kushtetuese dhe si parakusht i demokracisë.
Në reagimin e RrDNj-së thuhet se mospërafrimi i këtij ligji me të drejtën e Bashkimit Evropian paraqet shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës.
“Kosova ka ratifikuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociimi me Bashkimin Evropian. Angazhimi i Kosovës për të përafruar legjislacionin në sektorët përmes me atë të BE-së dhe për ta zbatuar atë më efektivitet është një prej themeleve të kësaj marrëveshje. Kështu, miratimi i këtij Projektligji paraqet shkelje të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova”.
“Për të gjitha këto arsye, Rrjeti i të Drejtave të Njeriut kërkon që ky ligj mos të hyjë në fuqi. Ky Ligj duhet të sfidohet nga palët e autorizuara në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Presidentja e Republikës së Kosovës në bazë të mandatit që ka, duhet ta kthejë këtë Projektligj në Kuvend”, thuhet në reagim./klankosova
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...