‘Vlera e kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi” ka pësuar ndryshime në vitin 2015. Larg syve të publikut Qeveria dhe kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” janë pajtuar që vlera të rritet për 8.5 milionë euro në emër të përshkallëzimit të TVSH-së.
Nga deputetët ky veprim i Qeverisë po cilësohet mjaft i dyshimtë.
Krahas pretendimit prej 63 milionë eurosh nga konsorciumi “Bechtel-Enka”, shteti i Kosovës dyshohet se është dëmtuar edhe me 8.5 milionë euro në projektin për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Larg syve të publikut, në dhjetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” kanë nënshkruar një ndryshim milionësh në vlerën e kontratës. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro më shumë sesa çmimi me të cilin ishte nënshkruar kontrata në fillim.
Ky ndryshim është bërë i njohur në një raport konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Kjo çështje ka ngritur shqetësime në radhët e deputetëve që janë pjesë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. Në raport thuhet se ndryshimi në vlerën e kontratës u bë si pasojë e zbatimit të pakos fiskale në vitin 2015, përkatësisht rritjes së TVSH-së nga 16 në 18 për qind.
Kjo diferencë u kalkulua në vlerën e kontratës “Arbën Xhaferi”, me një kosto prej 8.5 milionë eurosh.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...