Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në rajon, nuk do ta rrezikojë Kosovën.
Por, ky rrezik i përhapjes së COVID-19 mund të vijë nga mos vaksinimi i një kategorie të popullatës.
Kështu thonë për arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
“Masat kundër COVID-19 rishikohen në vazhdimësi, por për momentin mbesin në fuqi masat e vendosura nga vendimet e Qeverisë në muajin e kaluar. Sot, rreziku më i madh vije nga mos-zbatimi i masave dhe nga mos vaksinimi i një kategorie të popullatës, të cilët duhet ta bëjnë sa më parë këtë”.
Tutje nga kjo ministri thonë se, aktualisht nuk do të ketë ndonjë masë të re, por prania e variantit Delta Plus në Kosovë, mund të ndikoj në ndryshimin e masave.
Sipas MSH-së, me qellim që situata epidemiologjike në vend të mbetet e qetë Kosova ka mundësuar vaksinimin edhe të atyre që vijnë në Kosovë.
“Prania e variantit Delta Plus edhe në Kosovë dhe situata e përkeqësuar epidemiologjike në Evropë, por edhe në shtetet përreth bën që çdo ndryshim masash të analizohet paraprakisht me shumë kujdes, me qellim që situata epidemiologjike në vend të mbetet sa më e qetë. Për të gjithë është me rendësi që të zbatohen masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19 ata që deri tash nuk e kanë bërë ketë. Kosova ka mundësuar vaksinimin si të qytetareve të saj, ashtu edhe të atyre që vijnë në Kosovë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për arbresh.info
Kujtojmë se Kosova po ballafaqohet me pandeminë COVID-19 tash e më shumë se një vit./A.ZEKA./arbresh.info/
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova