Nafta edhe më tej shënon rritje rekorde, nxitur nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Aktualisht, nafta shitet mes 1.76 – 1.82 euro për litër. Ndërsa benzina nga 1.40 deri në 1.50 euro për litër.
Kjo ngritje e çmimeve të derivateve të naftës shihet se ka ndikuar në uljen e ndjeshme edhe qarkullimi i makinave.
Shumë qytetarë shprehen se e kanë kufizuar përdorimin e automjeteve, pasi që kostot e larta të karburantit rëndojnë buxhetin familjar të tyre.
Pavarësisht çmimeve tavan të vendosura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , çmimet mbeten të larta. Madje masat e ministrisë ngërthejnë në vete edhe caktimin e marzhës së fitimit, pa përjashtuar sanksione për ata që nuk e respektojnë vendimin.
Shoqata e Naftëtarëve nënvizon se vendimi i Ministrisë po respektohet, dhe pavarësisht ngritjes së çmimeve, ata thonë se qytetarët aktualisht po furnizohen me çmime më të ulëta në rajon.
Megjithatë çmimi i naftës në Shqipëri, shkon deri në 2.18 euro/litër, ndërsa benzina kushton rreth 1.9 euro/litër. Në Malin e Zi, nafta është 1.68 euro/litër, ndërkaq benzina 1.56 euro/litër. Në Maqedoninë e Veriut, nafta kushton 1.55 euro/litër, kurse 1.36 euro/litër për benzinë. Ndërkaq, në Serbi, nafta është raportuar të ketë arritur në 1.90 euro/litër./RTK
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...