Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

22:17 | 7 Prill 2026
E.G

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut vazhdon inspektimin e operatorëve ekonomikë në të gjithë vendin, të cilët shesin produkte të naftës, duke monitoruar reflektimin e lëvizjes së bursës botërore.Rritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë edhe në ngritjen e kostos së prodhimit, duke e vështirësuar punën e fermerëve.

“Na do të kemi një problem shumë të madh, jo vetëm unë, por krejt fermerët që kanë tokë dhe që kanë me mbjell do të kenë një vështirësi të madhe, sepse nafta është shumë e shtrenjtë, 1.90, gati 2.00 euro. Nafta për mbjellje është shumë e shtrenjtë,” tha një fermer.

“Krahas shtrenjtimit enorm të naftës, që është alfa dhe omega për punë të mekanizuara në bujqësi, fermerët sot atakohen me çmime më të shtrenjta të inputeve të tjera, qoftë të farave qoftë të plehrave, në raport me vitin e kaluar,” tha Imer Rusinovci, ekspert i fushës së bujqësisë.

Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, ai për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i raporteve për agjencitë e pavarura dhe konsolidimi, monitorimi për mirëfunksionimin e bordeve, u përcoll edhe me debat mes anëtarëve të komisionit për projektligjin për karburante dhe rezerva shtetërore dhe vizita në ndërmarrje publike.

“Situata aktuale na bën të detyrueshëm që me vendos ligjin e naftës lart, sepse ligji për strategji, për rezerva strategjike nuk mund të bëhet. Edhe vizita e ndërmarrjeve publike duhet të vendoset sa më herët, dhe nëse është keq ashtu siç po duket, duhet të merret masa nga inspektimi për ta,” tha Janina Ymeri, zv.kryetare e komisionit.

“Nuk ka më vend sesa këto dy projektligje të para që të jenë. Nuk është e arsyeshme të vendoset një vizitë para këtyre dy projektligjeve, dhe interesin publik të Kosovës do ta kemi vizita patjetër si komision, por pas prioriteteve strategjike që ka ky komision sipas objektivës dhe fushës së veprimtarisë,” tha Rozeta Hajdari, kryetare e Komisionit.

Komisioni votoi planin e veprimit me plotësime për vizita dhe raportime të mundshme, të planifikuara për muajt e ardhshëm të sesionit pranveror, që do të realizohen në fund-prill dhe fillim-maj sipas prioriteteve.