Është shtuar numri i zyrtarëve policorë që po marrin pjesë në bastisjen që po zhvillohet në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në numër të shtuar në oborrin e këtij objekti në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se cila agjenci është në fokus të aksionit apo cili është qëllimi i tij.
Përkundër përpjekjeve të mediave për të marrë detaje nga Policia e Kosovës, nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar deri më tani./Arbresh.info

Lexo edhe:
Njësia Speciale bastis objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore në Prishtinë
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...