Një tjetër punëtor humbi jetën fundjavën e kaluar në vendin e tij të punës, duke e çuar në 8 numrin e viktimave për katër muajt e parë të vitit 2025 – një rritje shqetësuese krahasuar me vitin paraprak. Sindikatat dhe ekspertët e sigurisë po kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Një person humbi jetën fundjavën që lamë pas, duke u bërë viktima e 8 që mbeti i vdekur në vendin e punës gjatë katër muajve të parë të vitit 2025.
Këto shifra po shihen si shqetësuese kur krahasohen me ato të vitit paraprak, kur gjatë gjithë vitit ishin gjithsej 7 viktima në vendin e punës, sipas raportit vjetor të Inspektoratit të Punës.
Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se veprimet e institucioneve nuk kanë arritur të ndikojnë në uljen e këtyre rasteve me fatalitet.
Jusuf Azemi, kryetar i SPSK, theksoi se “si institucione shtetërore nuk jemi duke bërë asgjë për këtë, as Ministria e Punëve dhe Transfereve që po krekoset, as Inspektorati i Punës dhe as pronarët e kompanive. Vetë fakti që nuk jemi duke kushtuar kujdes të mjaftueshëm po çon deri te shifrat marramendëse të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Nëse e marrim një krahasim mes Kosovës dhe vendeve përreth, në Kosovë kemi katër herë më shumë punëtorë të vdekur në vendet e punës sesa në vendet e tjera.”
Rastet e tilla, sipas profesorit të inxhinierisë mekanike, Shpëtim Lajqi, ndodhin si pasojë e rrethanave të natyrave të ndryshme.
“Në rastet ku jemi të angazhuar përmes Gjykatave dhe Prokurorisë për rastet e lëndimeve në punë, edhe atyre me fatalitet, kryesisht kanë qenë punëtorë që kanë punuar dhe nuk kanë pasur kualifikimet e duhura. Pra, ka një kualifikim tjetër dhe kryen një punë tjetër. Pastaj, nuk janë të trajnuar në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, të cilën e kërkon ligji”, pohoi Lajqi.
Lajqi thekson se për ta zvogëluar numrin e këtyre rasteve, shteti duhet të rrisë numrin e inspektorëve që inspektojnë punimet.
RTK ka adresuar pyetje në Inspektoratin e Punës për rastin e fundit në Veternik, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar, por nga ky institucion nuk janë përgjigjur gjatë ditës.
Kurti mirëpriti një delegacionin nga shteti i Iowa-s, diskut...
Irani i cakton shkollat si strehimore kundër bombave, rapo...
Rashica drejt Serie A, e kërkon klubi i njohur italian
Më 2024 mbi 8 mijë qytetarë përfitues të Ndihmës Juridike Fa...
Homologët e Trump në G7 duan sqarime prej tij mbi një plan p...
Gërvalla para përfaqësuesve të BE-së dhe rajonit: Kosova e p...