Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së shëndetësisë për këtë vit është modernizimi komplet i Kalendarit për imunizim, me përfshirje të vaksinave të reja, të cilat mbrojnë nga pneumokoku dhe nga rota virusi, që janë shkaktar të sëmundjeve të rënda që shoqërohen me komplikime të cilat më së shpeshti shfaqen tek fëmijët deri në moshën 5 vjeçe, ka thënë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, në punëtorinë e sotme “Perspektivat dhe sfidat në Imunizim”, me organizim të Organizatës Shëndetësore Botërore dhe mjekësi familjare”, transmeton Meta.mk.
Ai thotë se kalendari i ri është krejtësisht i harmonizuar me rekomandimet e OBSH, ndërsa siguron se vaksinat prodhohen në mjedis dhe proces që i nënshtrohen shumë kontrolleve.
Sipas Filipçes, prindërit i kanë pranuar rekomandimet e Ministrisë për shëndetësi për vaksinim me MRP vaksinën me kohë.
– Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për shëndet publik numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar të moshës deri 14 vjet nga fillimi i epidemisë së fruthit është 27.248. Prej tyre, 14.541 fëmijë janë vaksinuar Shkup, ndërsa 12.707 në pjesën tjetër të shtetit.
Përndryshe, deri më tani me këtë sëmundje janë regjistruar gjithsej 1.625 pacientë dhe sipas epidemiologëve kjo është shifra më e madhe e të sëmurëve nga fruthi në 25 vitet e fundit. Askush s’ka të drejtë ta rrezikon shëndetin publik, e as ndokush me vullnetin personal ka të drejtë ta rrezikojë të drejtën që fëmija të jetë i shëndetshëm – theksoi ministri Filipçe.
Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e...
Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osma...
MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumë...
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përko...
Rama: Shqipëria e dënon sulmin terrorist të Iranit kundër Em...
Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij