
Baby Boy Holding Mothers Hand
Gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664 lindje, duke shënuar një rritje prej rreth 5% krahasuar me një muaj më parë, muajin qershor.
Nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) 1 mijë e 348 foshnja të lindura ishin meshkuj, ndërsa 1 mijë e 316 ishin femra.
Shifrat përfshijnë lindjet e regjistruara si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.
“Në muajin korrik 2025 janë regjistruar 2 664 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 348 lindje janë meshkuj dhe 1 316 lindje janë femra. Në muajin korrik 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 5% krahasuar me muajin qershor 2025”, thuhet në njoftimin e ASK-së./Arbresh.info/
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...