Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten nëpër bankat komerciale.
Kështu njofton Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duke thënë se depozitat e klientëve në korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar rritje për 120.79 milionë euro, ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak.
Vlera e kredive të reja në muajin korrik 2024 ishte 228.8 milionë euro., kurse norma mesatare e interesit në kredi në muajin korrik 2024 ishte 6.17% (në qershor ishte 6.12%).
“Vlera e depozitave të reja në muajin korrik 2024 ishte 164.4 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.04% (në qershor 2024 ishte 2.89%)”, njofton BQK.
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.12% (nga 3.23% sa ishte në qershor). Raporti kredi-depozita në muajin korrik 2024 ishte në nivelin 86.24%.
Mes të tjerash Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 arriti vlerën në 906.39 milionë euro, kurse provizionet për kredi u rriten për 0.18 milion euro apo 0.12% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.01 milion euro.
“Asetet e bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën në 7.66 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.85% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit korrik kanë arritur vlerën në 5.39 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në korrik 2024 janë rritur për 47.89 milionë euro ose 0.90%”, thuhet në njoftimin e BQK-së./Arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...