Rriten biletat e autobusëve për 1 euro më shumë

16:05 | 16 Mars 2022
A Z

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë.

E, kjo ka ndikuar që qytetarët të paguajnë më shtrenjtë biletën e autobusëve ndërurban, rreth 1 euro më shumë.

Kompanitë e autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngritin çmimet e biletave, por më së shumti nga kjo ngritje e çmimit po pësojnë studentët.

Se, Qeveria duhet të gjejë një mënyrë që t’i përkrah kompanitë e autobusëve në mënyrë që mos të ketë rritje në çmime të biletave, e thotë Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaqaniku.

“Qeveria duhet të gjejë mënyrë për të përkrahur transportuesit të paktën derisa janë këto çmime alarmante të çmimeve të naftës që të mos ketë ndikim edhe në rritje të çmimit të biletave të autobusëve ndërurban” ,tha ai.

Sipas tij, derisa të ketë ngritje dhe ulje të çmimit të naftës do të ketë edhe lëvizje të çmimeve të biletave të autobusëve ndërurban.

“Përderisa do të ketë lëvizje të çmimeve të naftës edhe çmimet e biletave të autobusëve ndërurban mund të shkojnë në ngritje ose ulje, por rrallë herë ka ndodh që çmimet e biletave të autobusëve të ulen”, theksoi Kaqaniku.

Më poshtë mund të shiheni tabelën e çmimorëve të autobusëve ndërurban, si ka qenë dhe sa është ngritur tani./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Çmimi i mëparshëm dhe çmimet aktuale të autobusëve ndërurban: