Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke thënë se për ta, kjo është çështje e mbyllur.
Ai u shpreh se PDK-ja nuk ka votë për President, derisa tha se nëse kryeministri Kurti arrin që ta zgjedh me deputetët e tjerë, i uron sukses.
“Mundësia tjetër është që z.Kurti ti jep vendit President, me 98 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nuk janë nga radhët e Partisë Demokratike. Nëse ata arrijnë ta zgjedhin Presidentin, ne vetëm i urojmë sukses”.
“Kjo është temë e mbyllur. Është temë që e ka votuar në mënyrë unanime, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në takimin e sotëm”, tha ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...