Një ekip i specializuar italian në fushën e CBRN (Nukleare, Biologjike, Kimike dhe Radiologjike), pjesë e Batalionit të Mbështetjes së Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, kontrolli është një aktivitet rutinë që KFOR realizon për të mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të monitorohet gjendja e vendeve industriale dhe të mbështeten autoritetet lokale për realizimin e operacioneve të reduktimit të rrezikut kimik dhe radiologjik.
“Këto aktivitete realizohen gjithmonë në bashkëpunim me ekipet CBRN nga kontingjentet e tjera të KFOR dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...