Serbia është duke i rrezikuar të arriturat e deritashme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me anë të vendimit për moslejimin e shkuarjes së kryediplomatit kosovar, Hashim Thaçit në Beograd, ka thënë burimi ndërkombëtare nga i cili është siguruar përgjigjja zyrtare e Serbisë, ku sipas tyre kjo është kundër marrëveshjes së Brukselit.
Në përmbajtjen e letrës zyrtare, Serbia kërcënon se në momentin e parë që Hashim Thaçi ka kontakt me policinë e Serbisë do të arrestohet.
“Duke marrë në konsideratë sistemin juridik të Republikës së Serbisë dhe faktin se verdikti i z. Thaçi është në fuqi të plotë juridike, detyra ime është që të ju informoj se zoti Thaçi në përputhje me rrethanat do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë autoritet të zbatimit të ligjit të Republikës së Serbisë dhe do ta sjellin para gjykatës kompetente”, thuhet në përgjigjen e Serbisë.
Zëvendëskryeministri Thaçi, sipas oficerit ndërlidhës të Serbisë, është dënuar në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me 10 vjet burgim më 11 korrik, 1997. Ky vendim, sipas tij, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë e Serbisë më 12 mars 1999./Arbresh.info/
Konjufca: Liria kombëtare ishte parimi kryesor i Rexhep Qosj...
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja