Avokati i Egzon Dolit, njërit nga personat e intervistuar nga Prokuroria e Gjakovës në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në Malishevë, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka qenë në rolin e komisionerit.
Sipas avokatit, deri më tani rreth 60 persona janë marrë në intervistë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin.
“Procedura është në fazë të hershme. Klienti im është në cilësi të anëtarit të komisonit. Klienti im e përfundoi intervistimin. Nëse nuk gaboj rreth 60 persona janë intervistuar. Roli i klientit tim ka qenë në rolin e anëtarit dhe jo të komisionerit, por megjithatë mbetet të shihet çfarë pretendon prokuroria”, tha ai.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ftuar një konferencë për media, ku lidhur me këtë çështje do të flasë kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferencë në ora 15:00
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...