Në mënyrë të kundërligjshme rreth 50 mjekë po vazhdojnë të japin shërbime në Kosovë edhe pse nuk janë të licencuar. Moslicencimi i tyre nuk po u pengon udhëheqësve të institucioneve publike shëndetësore në vend, të cilët nuk po marrin masa ndaj këtyre mjekëve.
Rreth 50 mjekë po vazhdojnë të punojnë në institucionet publike shëndetësore në vend pa licenca të vlefshme, kështu edhe po shkelin ligjin.
Rregullorja për Regjistrimin, Licencimin dhe Rilicencimin e Mjekëve e Odës së Mjekëve të Kosovës në Nenin 15 thotë se licencimi, respektivisht rilicencimi i mjekëve është i detyrueshëm për të gjithë mjekët për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore sipas autorizimeve ligjore. Po në këtë Nen thuhet se licenca e punës është dokument publik, i cili vërteton përmbushjen e kushteve nga ana e mjekut, shkruan Zëri.
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...