Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit të informacioneve relevante nga burime policore në terren, dje, me 4 tetor 2015 rreth orës 23:25, ka realizuar një operacion policor anti-drogë, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit, komuna e Obiliqit.
Gjatë realizimit të operacionit policor është ndaluar për kontroll një kamion, me ç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar me rërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.
Me këtë rast është arrestuari i dyshuari B. F. lindur më 1989 i përkatësisë etnike shqiptar.
“I dyshuari, drejtuesi i kamionit, e kishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’”, njofton Policia, raporton Koha.net.
Ndërkaq, substanca e konfiskuar e narkotikëve pas matjes ka rezultuar të jetë 39.778 KG.
Hetimet lidhur me prejardhjen dhe destinacionin e substancës së dyshuar janë në proces. Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...