Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka filluar fushatën: dhurimi vullnetar i gjakut.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të QKKTGj-së, ka thënë se aktiviteti për dhurimin e gjakut iu ka bashkangjitur Policia çdoherë.
“Sot kemi kampin e Vrellës. Ajo që është e rëndësishme është që numri i vullnetarëve gati i të gjitha njësive ka shkuar në rritje në krahasim me vitet e kaluara. Kampi Vrella është shembull që tri herë në vit japin gjak. Këtu i falënderojmë të gjithë dhuruesit dhe bashkëpunimit në mes Policisë së Kosovës dhe qendrës për dhurimin e gjakut në ngritje të vetëdijes”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Doktoresha Merita Zogu, shef i sektorit të mjekësisë dhe promovimit të shëndetit në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës ka thënë se numri i dhuruesve deri më tani është 300.
“Është aktivitet i rëndësishëm që bëhet vite me radhë në policinë e Kosovës. Prej hapjes deri më tani kemi 300 dhurues të gjakut. Presim që deri në përfundim të shtohet dukshëm numri. Kampanjë e kemi filluar nga Drejtoria e Policisë për të vazhduar në stacione. Ky gjak që dhurohet sot këtu e ka kuptimin e jetës për të gjithë ata që kanë nevojë dhe asnjëherë nuk ka munguar gatishmëria e Policisë për këtë. Ka nevojë për gjak çdoherë”, theksoi ajo.
Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri theksoi që është ndjesi e mirë.
“Ftoi të gjithë të na bashkohen sepse është edhe për shëndet aktivitet i mirë por edhe për shpëtim jete”, tha ai./arbresh.info/

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...