Por, Policia, gjatë vitit, arrin të konfiskojë më shumë se 1 mijë armë të tilla, raporton KTV.
Ky numër kaq i vogël i konfiskimeve, për njohësit e kësaj fushe, paraqet rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët. Plator Avdiu dhe Fadil Kajtazi deklarojnë se për ta shmangur këtë rrezik, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë regjistrimin e këtyre armëve.
Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se numri i armëve ilegale në vend, ka qenë më i lartë, porse kanë arritur ta zvogëlojnë për 100 mijë. Gjithashtu, ky dikaster ka kohë që ka hartuar projekt udhëzimin administrativ për legalizimin e armëve dhe i njëjti është në fazën finale të draftimit.
Ndërsa, vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë janë raportuar më shumë se 800 raste në polici, për posedim të armëve ilegale.
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...