Rreth 3 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

07:17 | 26 Korrik 2020
A Z

IKSHPK, ka bërë me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 2 mijë e 955.

Edhe më tej, është komuna e Prishtinës ajo e cila prin sa u përket të infektuarve nëpër komuna.

Deri sot, Prishtina ka shënuar gjithsej 2 mijë e 285 raste, derisa pas saj rënditet Ferizaji me 487 raste dhe Vushtrria me 479 raste.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

Shpërndaje në rrjete sociale