Kutive të votimit më 6 tetor do të iu drejtohen edhe të burgosurit. Brenda qelive, rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Votimi do të zhvillohet nëpër burgjet e vendit dhe sipas SHKK’së nuk ka dallim nga qendrat e tjera të votimit. Ata kanë afat të regjistrohen për votim deri më 1 tetor.
E diela e 6 tetorit, edhe të burgosurit do t’i gjejë me fletëvotime në dorë. Pavarësisht se shumica e tyre janë të privuar nga liria, votimin do ta zhvillojnë sikurse gjithë qytetarët e tjerë të vendit.
Këtë vit, nga burgjet do të votojnë më shumë se 1 mijë të burgosur e paraburgosur.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se numri i të burgosurve që kanë të drejtë votë në këto zgjedhje shkon në mbi 1 mijë e 500. Nga i gjithë ky numër i votuesve nëpër burgje, vetëm 34 janë gra.
Por, Gashi thotë se ky numër mund të ndryshojë.
“Aktualisht, në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, numri i të burgosurve, të cilët kanë drejte vote në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 1548. Numri mund të ndryshojë. Nga rreth 1548 persona, 34 prej tyre janë gra”, thotë Gashi.
Procesi i votimit nëpër burgjet e vendit, sipas SHKK’së nuk ka dallim nga ai që zhvillohet në qendrat e tjera të votimit.
Zëdhënësi i SHKK’së e ka shpjeguar se si zhvillohet i gjithë procesi i votimit nëpër qendra
“Procesi zgjedhor zhvillohet njësoj si në të gjitha vendvotimet tjera në Republikën e Kosovës, ekipet mobile të KQZ-së, sikur edhe herëve të tjera së bashku me materialin zgjedhor vendosen brenda institucioneve korrektuese në hapësirat të cilat i siguron SHKK. Të gjithë të burgosurit me drejtë vote do të përcillen një nga një në qendrën e votimit brenda institucionit, ku secili i burgosur do të shfrytëzojë të drejtën e tij të votimit”, thuhet në përgjigjet e Gashit.
E se procesi i votimit nëpër burgje është i njëjtë sikur në gjithë qendrat e tjera të votimit, e thonë edhe në Komisionin Zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo proces zgjedhor u mundëson edhe të burgosurve që të votojnë në ditën e zgjedhjeve, duke mos shkuar në Vendvotim, por duke ua dërguar ekipin mobil.
Elezi ka thënë se për të votuar ata duhet të jenë të regjistruar në institucionet e parapara. Deklaron se afati për regjistrim është deri më 1 tetor.
“Periudha për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile ka filluar më 25 shtator dhe përmbyllet më 1 tetor”, thuhet në përgjigjet e Elezit.
Ndryshe, në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi edhe 9 mijë e 50 vëzhgues të tjerë.
Sipas të dhënave të KQZ-së numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 12 mijë e 872.
Pjesa më e madhe e vëzhguesve të akredituar deri më tani, rreth 10 mijë përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa pjesa tjetër është nga OJQ-të vendore (2,722), Organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave (47) dhe media (129).
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja ishte rreth 30 mijë.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...