Ish – ministri i Diasporës, Valon Murati ka theksuar se është duke u tejkaluar faza ku diaspora është parë vetëm si rruga prej nga vinë remitencat.
Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se rreth një miliard e 500 milionë euro hynë nga diaspora në Kosovë.
“Remitencat janë njëri prej mekanizmave kryesore për të ruajtur paqen sociale në vend, ndonëse në mënyrë krejt indirekte ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Murati.
Sipas tij, janë diku 600 deri në 650 milionë euro që mërgimtarët i shpenzojnë kur vinë në vizitë në Kosovë – lëvizjet që ndodhin gjatë tërë vitit.
“Ka biznese të fuqishme në Kosovë që mua personalisht më kanë thënë që ata me punën që e bëjnë gjatë tre muajve të verës, mbijetojnë gjatë 9 muajve tjerë”, ka theksuar Murati.
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati