Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur e më pas edhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.
Në një reagim në Facebook, e para e shtetit thotë se ky rast është dëshmi shtesë e qasjes hegjemoniste të Serbisë, e që sipas saj, çdo qytetarë që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Aleksandar Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, presidentja bëri thirrje që skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e vendit nga tendenca të tilla.
“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, tha tutje Osmani.
Ndryshe, sipas burimeve të Arbresh.info, personi i cili u rrëmbye dhe u plagos nga xhandarmëria serbe është Milan Vukašinoviq i cili është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punëtor i një Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Ai po ashtu është anëtar i iniciativës qytetare ‘Fytyrë e re – Drejtësia Popullore’.
LEXO EDHE:
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...