Një ligjvënës nga blloku politik që përkrah presidentin ukrainas Petro Poroshenko, është zhdukur dhe besohet se është rrëmbyer, kanë thënë zyrtarët.
Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Larysa Sarhan, ka thënë se Oleksiy Honcharenko është rrëmbyer nga persona të panjohur më 23 shkurt në qytetin Odesa.
“Të gjitha burimet janë mobilizuar për të gjetur Honcharenkon”, ka thënë Sarhan, duke konfirmuar kështu raportimet e medieve për rrëmbimin e ligjvënësit ukrainas.
Honcharenko është zëvendës kryetar i Parlamentit dhe njëherësh bën pjesë në Bllokun Poroshenko. Lideri i këtij blloku, Ihor Hryniv ka thënë në parlament se Honcharenko është “rrëmbyer nga persona të panjohur në Odesa në pikë të ditës”.
Honcharenko, 36-vjeçar herën e fundit është parë në Kiev më 22 shkurt, para se të nisej për në qytetin port të Odesas.
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...