Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) hyn në fuqi sot.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi dje gjatë një konference për media, shkruan Arbresh.info
Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend si dhe sipas tij, BQK synon zbatimin e çdo sistemi monetar.
“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislimi.
Kujtojmë se rregullorja e re e BQK-së parasheh që monedha e vetme që mund të përdoret në Kosovë për pagesa me para të gatshme është euro.
Kjo rregullore ka ngritur reagime të shumta ndërsa BE dhe SHBA kanë kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet./Arbresh.info
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...