Ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse se si janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1998-1999.
Ai, për “Debat Plus”, thotë se ka dëshmitarë se një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë ku janë djegur në shkritore.
“Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë, në shkritore. Ashtu siç i kanë shkrirë tanket dhe pajisjet luftarake janë shkrirë edhe kufomat”.
Për mungesën e dëshmive, ish-ushtari serb thotë se shumë pak njerëz kanë marrë shënime.
“Ne nuk kemi pasur aparate fotografike. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë”.
Ai thotë se në një terren ku kanë operuar nuk e kanë ditur që ka pasur varrezë masive.
“Bëhet fjalë për 140 njerëz që janë vrarë”, tregon më tej ish-ushtari serb.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...