Isa Tërshani ishte imam në xhaminë e Shtimes kur ndodhi masakra në Reçak.
Tërshani, në RTV Dukagjini ka rrëfyer momentet e tmerrshme të atyre ditëve.
Hoxha thotë se Reçaku ishte përgjysmë i boshatisur ditën kur ndodhi masakra pasi granatime kishte pasur edhe më parë.
“Ne për masakrën morëm vesh ditën e nesërme pas vizitën se Walkerit. Në mbrëmje filloi beteja për mbrojtjen e kufomave”.
Tërshani thotë se pasi forcat serbe kishin marrë kufomat për gjoja të bërë ekspertizë, e kishin ftuar atë në bisedë informative për t’i dhënë disa porosi.
“Kur u futa në stacionin policor më thanë se do të më dërgojnë të komandanti. Aty pashë paramilitarë me maska me pamje që të tmerronin. Komandanti më tha: Hoxhë duhet t’i varrosni kufomat në tri lokacione”.
Hoxha thotë se serbët me këtë vendim i frikësoheshin mbledhjes së madhe të njerëzve gjatë ceremonisë së varrimit dhe donin të fshihnin gjurmët.
Ai shton më tej se brenda tri ditëve serbët atij i bënë presion të madh për të varrosur viktimat në tri pjesë.
“Një grup të kufomave ma solli policia serbe në xhaminë e Shtimes dhe më thanë bëre detyrën ti. Unë u thashë se nuk mund t’i pranoja ato”.
Hoxha i cili ishte pjesë e Këshillit të varrimit thotë se në varrim nuk u lejua që të merrnin pjesë ushtarët e UÇK-së me uniformë.
Ai thotë se edhe gjatë ceremonisë së varrimit ishin nën vëzhgim nga serbët pasi vija ajrore ishte shumë e afërt.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100