Problemet pronësore ndërmjet vëllezërve kanë përfunduar me vrajën e Mali Gashit në Lipjan. I dyshuari është në arrati dhe ende nuk është arrestuar. Ai kishte ardhur nga Franca për në Kosovë I dyshuari kishte vrarë një person edhe më parë ku kishte mbajtur 13 vjet burg.
Familja Gashi nga Tërnovci i Lipjanit ka hapur të pame.
Ata po presin njerëz për ngushëllime për familjarin e tyre 54 vjeç, Mali Gashin, i cili u qëllua për vdekje po nga vëllai i tij.
Televizioni 7 gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e të ndjerit, për të mësuar rreth rastit në fjalë, mirëpo ata nuk kanë dashur të deklarohen marrë parasysh gjendjen e tyre emocionale.
Mësohet se dorasi, 58 vjeç kishte ardhur për pushime nga Franca ditë më parë.
Vëllezërit Gashi tash e sa kohë kishin mosmarrëveshje rreth një prone.
“I ndjeri ishte shume i urte si person, ndërkaq vëllai ky që e ka vrarë e pati vrarë edhe një fqinjë tonin vite më parë, për të cilin e ka vuajtur dënimin 13 vite. Aq sa kemi dëgjuar ata kanë pasur konflikt për tokë me këtë vëllain që ka ardh prej Francës, jemi tronditë edhe ne kur kemi dëgjuar se e ka vrarë vëllauin”, ka thënë në kushte anonimiteti njëri nga banorët e këtij fshati.
E pas vrasjes së vëllait, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Francës. Familja thonë se nuk e di se ku është ai.
Për këtë rast, hetime tashmë është duke bërë policia dhe prokuroria e Kosovës.
Ymer Beka, ka thënë se i dyshuari ka ardhur nga Franca për pushime.
Tutje ai sqaron se kanë njoftuar edhe aeroportin pasi që i dyshuari mund të dal jashtë vendit.
“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.
Tutje, sipas policisë, nga vendi i ngjarjes ku u krye vrasja si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Viktima kishte qenë i martuar dhe ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy d
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...