Ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ditë më parë u ftua për në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e Kosovës.
Në lidhje me këtë i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Remi, do të paraqitet pranë zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë saktësisht më datën 14 janar të 2019-tës, njofton Klan Kosova.
Avokati Tahir Rrecaj, në një prononcim për klankosova.tv, tha se thirrja që i është bërë Rrustem Mustafës për tu intervistuar, tregon qartë se Gjykata Speciale ka filluar funksionimin e saj.
Ai më tej ka dhënë edhe qëndrimin e tij se kush mund të jenë njerëzit e radhës për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.
”Nuk mund te spekuloj se kush do të jetë personi i radhës që do të intervistohet, por sigurisht se do të jetë dikush nga “Grupi i Llapit”, gjithmonë duke pasur parasysh thirrjen e z. Mustafa”, shprehet ai, njofton Klan Kosova.
Rrecaj tutje ka thënë se pas intervistimit, nese ka perfunduar procedura e grumbullimit te provave, pritet te ngritet ose jo aktakuza dhe fillimi i procesit gjyqësor para kësaj gjykate.
Duke qenë se tashmë janë bërë thirrjet e para për intervistim sa i përket Gjykatës Speciale, avokati Tahir Rrecaj thotë se viti 2019 do të jete vit i zhvillimit te proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës, njofton Klan Kosova.
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan