Një person është arrestuar të martën në Kllokot pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari në fshatin Verbovc pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.
“Fsh. Verbovc, Kllokot 14.01.2020-01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb-zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...