Në qytetin e Prizrenit, Koalicioni për Familje mbajti një tubim në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Prijësi i këtij koalicioni, Eman Rrahmani ka thënë se qytetarët e Prizrenit i kanë bërë shumë presion që të mos e lejojnë votimin e ligjeve në
Kuvendin e Kosovës, që sipas tij cenojnë familjen, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë katër viteve sa kemi qenë deputet, së bashku me Visar Korenicën nuk ka pasur asnjë vend, asnjë qytet që na ka bërë presion më shumë se sa qyteti i Prizrenit që mos me leju me u votu ato ligje të cilat e kanë cenu familje”, tha Rrahmani.
Ai para qytetarëve prizrenas paraqiti plan programin për qeverisje teksa përmendi edhe disa ligje që nuk lejuan të miratohen të Kuvendin e Kosovës.
“Qytetari Prizrenit është mbrojtësi më i mirë i vlerave tona kombëtare, fetare dhe vlerave të cilat identifikohemi në këtë qytet kur vijmë dhe e vizitojmë”, tha Rrahmani.
Ai në fund tha se Koalicioni për Familje nuk do të lejoj që grat të kthehen në skllave dhe të cenohet dinjiteti i gruas dhe i nënave./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve