Kandidati për kryeministër nga “Lista për Familjen”, Eman Rrahmani theksoi se nuk do të dorëzohen përballë presioneve dhe dënimeve.
Rrahmani theksoi me ligj në vendin tonë lejohet vetëm martesa burri me grua, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se nuk do të lejojnë martesë burrë me burrë dhe gru me gru.
“Familja do të jetojë dhe do të jetojë gjatë, si familje ku ka nanë, ku ka babë, ku ka vajzë dhe ku ka djalë sepse s’mundem dhe nuk do të munden ndryshe asnjëherë të cenojnë identitetin, integritetin dhe karakterin e familjes të cilën e kemi sot këtu në mesin tonë dhe do ta kemi përherë në vendin tonë.”, u shpreh ai.
“Po thojnë që nuk bon me ju thanë turp atyre që cenojnë familjen. Turp edhe marre secilës organizatë joqeveritare që financon degjenerimin e fëmijëve. Turp edhe marre secilës qeveri e ministri që këto organizata i financon për me prishë familjen shqiptare. Turp edhe marre secilës komunë dhe secilit kryetar komune që i financon këto organizata për me i prish familjet.”, tha ai.
“Kurrë nuk do të mund ta ndalni”, theksoi Rrahmani.”, tha ai.
Mes të tjerash, Rrahmani kërkoi edhe mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit duke premtuar jetësim të programit të tyre./Arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...