Rrahman Rama në Konferencën “ShBA- Karta e Adriatikut” në Ohër

16:06 | 17 Shtator 2015
M. A.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut (A-5), të shefave të Mbrojtjes të shteteve të Rajonit dhe të Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM), në Ohër të Maqedonisë.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj Konference është bashkëpunimi rajonal, për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, partneritetit me NATO-n dhe arritja e caqeve të aftësive profesionale.

Gjeneral Rama gjatë fjalës së tij, shprehi gatishmërinë për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare dhe rajonale me kapacitetet që ka FSK-ja. Komandanti i FSK-së, në këtë konferencë shoqërohej nga komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjenerali Timothy Orr.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë; shefat e mbrojtjes të shteteve të rajonit, Admirali Amerikan Ferguson, nga Komanda Amerikane për Evropë (USEUCOM), komandantët e gardave kombëtare të Shteteve Federale të ShBA-ve, e që janë partnere me vendet e rajonit. Konferenca pritet t’i përmbyll punimet nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale