Një incident ka ndodhur në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë.
Një punëtor i RTK-së dyshohet se ka sulmuar fizikisht kamarierin e bufesë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se lidhur me rastin është ndaluar një person.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. “, konfirmoi Ahmeti.
“Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48h”, shtoi ajo.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj./Arbresh.info/
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...