Një rrahje ka ndodhur sërish në nëndegën e LDK-së në Mat të Prishtinës mes antarëve të kësaj partie, ku për këtë shkak policia ka arrestuar tre persona.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se menjëherë pas asaj përleshje ka reaguar policia, ku ka dërguar në stacion policor tre persona.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave ne një shkolle ne Matiqan. Menjëherë njësitet policore te Drejtorisë Rajonale te policisë ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqëruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente” ka thënë Ahmeti për arbresh.info
Rrahja mes këtyre personave ka ndodhur pas orës 17:00, kur edhe kishte nisur procesin e brendshëm zgjedhor kjo nëndegë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...