Rrahje mes tre personave në Prizren, një i lënduar rëndë

10:36 | 26 Gusht 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, gjatë ditës së djeshme, është raportuar se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj shqiptar.

Sipas Policisë, një nga personat, ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Dy të tjerët janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale